
Futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi, ka shënuar golin e parë sezonal në Turqi.
Fieraku shënoi në fitoren e Sakariaspor 3-2 ndaj Boluspor. Ky është goli i parë për 32-vjeçarin në Ligën e Parë në Turqi.
Më herët, Roshi gjatë këtij sezoni numëron edhe dy asiste, ndërsa vlen të përmendet se është sezoni i dytë që luan në Turqi.



