
Lewis Hamilton ka fituar çmimin e madh të Hungarisë duke thelluar distancën ndaj rivalit të tij Sebastian Vettel.
Kimi Raikkonen ka marrë vendin e fundit të podiumit ndërsa humbësi më i madh duhet të ketë qenë Bottas, i cili pasi u parakalua nga Vettel ka humbur toruan duke u përplasur me gjermanin dhe me Riccardo-n.
Nisja, si rrallëherë, ishte pa probleme të gjitha makinat u nisën mirë dhe kryesuesit ruajtën pozicionin e tyre megjithëse Raikkonen bëri startin më të mirë duke tentuar të parakalojë Bottas i cili ia mbyll me zotësi rrugën duke ruajtur edhe Hamilton në vend të parë. dy makinat Mercedes me kalimin e xhirove të para arrijnë të krijojnë një avantazh të mirë me dy Ferrarit që i ndiqnin por pak më të ngadaltë.
Katër xhiro përpara fundit Vettel e parakalon në kthesën e dytë të garës. Bottas nuk heq dorë më përpara në kthesën e radhës duke përplasur hundën te gomat e pasme të Vettel.
Në renditjen e përgjithshme, Hamilton vazhdon të qëndrojë në vendin e parë, i ndjekur nga Vettel dhe Raikkonen.



