
Prej kohësh Liverpooli nuk heq dorë nga një alternativë interesante me qëllimin e alternimit me Joe Gomez dhe Virgil Van Dijk në mbrojtje. Javët e fundit kanë rezultuar me zhvillime të vrullshme brenda kampit të ‘’ The Redsave ‘’ sepse sipas tabloidit britanik ‘’ The Telegraph ‘’ besojnë në transferimin e Ibrahima Konate në ‘’ Anfield Road ‘’. Aktualisht figura e tij cilësohet si e pazëvëndësueshme tek Leipzig dhe kontributi i dhënë nuk mund të kalohet lehtë . Ky operacion thekson një koefiçent të lartë vështirësie për Liverpoolin sepse gjermanët nuk duan ta humbasin si Dayot Upamencanon që do të bëhet pjesë e Bayern Munchen. Klauzola e prishjes së kontratës së Ibrahima Konates me Leipzigun arrin 45 milionë eurot dhe kampionët në fuqi të Premier Leagues pretendojnë uljen e saj sepse e konsiderojnë një shifër të tepërt .
Një tjetër aspekt që mund ta komplikojë situatën në fjalë është se pozicioni aktual që ruan Liverpooli në renditje nuk i garanton hyrjen në Champions League në sezonin pasardhës dhe ky fakt e penalizon disi lojtarin francez . Distanca prej 4 pikësh nga rivalët e Chelseat që renditen të 4-tërtët ia mban të shuara shpresat Jurgen Kloppit sepse nënkupton një garë të ashpër deri në javën e fundit dhe londinezët do të luftojnë për ta ruajtur me çdo kusht .
Momentalisht Ibrahima Konate ka shënuar statistika pozitive me Red Bull Leipzig sepse është aktivizuar në 18 ndeshje , ka shënuar 1 gol dhe ka ndihmuar për të shtuar efektivitetin në repartin mbrojtës në çdo ndeshje .



