Gazetari i sportit, Gerti Çarçani, i ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur pas startit të Lojërave Olimpike. Në fjalët e tij, Çarçani tha se ka pritshmëri të mëdha për atletin Izmir Smajlaj, nga i cili pritet edhe medalje në Olimpiadë në “Kërcim për së gjati”. Për Luiza Gegën, ai tha se do e ketë shumë të vështirë, pasi garon me atlete shumë të mira, siç janë ato keniane, të cilat sipas tij janë shumë të shpejta dhe nuk i ndal asgjë.
“Fakt është që ka edhe infektime, sot ishin 19 infektime. Janë infektime që vijnë nga Europa. Megjithatë kujdesi është shumë i madh. Jeta në Fshatin Olimpik, është një jetë atraktive. Frika është për shkak të infektimeve, ka pasur sportistë që janë tërhequr.
Janë pritshmëritë të mëdha në këtë Olimpiadë. E ka thënë këtë edhe presidenti Fidel Ylli. Pritshmëritë janë të mëdha edhe te Briken Calja te. Në gjendje të mirë janë edhe Luiza Gega me Izmir Smjalajn, por aty mund të themi se garojnë me botën e kangurëve. Janë atletet keniane, që nuk falin, çfarë do që të bësh, prandaj e them që Gega e ka shumë të vështirë.
Unë pres realisht Smajlajn me medalje, te ‘Kërcimi për së gjati’. I ka kaluar limitet e tij sportive. Edhe Calja me Qerimajn, nga shtanga. Në tërësi kemi një delegacion, në situatë shumë të mirë. Kanë marrë stërvitjen e duhur, jemi një skuadër e plotë. Pres shumë te Smajlaj. Gara është shumë e fortë. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë. Orari është pak keq, por ne do e shohim gjithsesi.”, përfundoi Çarçani.



