Është mbyllur mbrëmë raundi i dytë i ndeshjeve në EURO 2020 me takimin Spanjë-Poloni.
Është pikërisht grupi A që zhvillon ndeshjet sot.
Italia e kualifikuar, përballet me Uellsin që me një këmbë e gjysmë është në fazën tjetër.
Skuadra e Mancini-t e arriti kualifikimin pas dy ndeshjeve jashtëzakonshme.
Të kaltrit duhet të evitojnë humbjen, në mënyrë që vendi i parë të mos i takojë Uellsianëve.
Ndeshja luhet në “Stadio Olimpico”.
Takimi tjetër zhvillohet mes Turqisë dhe Zvicrës në Baku.
Turqia është me një këmbë jashtë, dhe shpresa e vetme për ta mund të jetë kualifikimi nga vendi i tretë.
Zvicra në anën tjetër, me një fitore, do t’i jap vetes mundësi të jashtëzakonshme që të kualifikohet si një ndër skuadrat e treta.
Dy takimet fillojnë në orën 18:00.



