Van Basten nuk e pranon dot faktin që Milani do të kalojë në duart e kinezëve

Van Basten nuk e pranon dot faktin që Milani do të kalojë në duart e kinezëve

Ish-futbollisti i Milanit dhe Holandës Marco van Basten është i trishtuar për momentin aktual që po kalon skudra italiane.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi i Milanit, Van Basten ka thënë se nuk e pranon dot faktin që Milani do të kalojë në duart e kinezëve.

“Nuk e pranoj dot që Milani dhe Interi kanë padronë kinezë. Dy shoqëri kaq të lavdishme duhet të mbeten në duart e italianëve. Nuk ka të bëjë vetëm me historinë apo me persona si Berlusconi dhe Moratti, por me pasionin që nuk ka çmim”, tha Van Basten.

Në lidhje me Milanin që në Evropë ka vite që mungon, fituesi i 3 Topave të Artë u shpreh se klubit i mungon struktura moderne dhe lojtarët e mëdhenj.

“Trishtohem kur shikoj bosh San Siron. Në kohën time, kjo gjë ishte e paimagjinueshme. Ishte plot kundër Napolit dhe plot kundër Empolit. Edhe stadiumet e tjera nuk janë më mirë, kanë mbetur ende në vitet ’90. Milanit i mungojnë lojtarët e mëdhenj, por i mungon edhe struktura moderne”, deklaroi Van Basten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy