Teuta “thyhet” në fund, shkëlqen Prishtina

Teuta “thyhet” në fund, shkëlqen Prishtina

Teuta është “thyer” në sfidën e parë në raundin e tretë të Conference League, ku u mposhtën minimalisht nga Shamrock Rovers. 

Irlandezët triumfuan në fund, falë një goli të shënuar nga talenti 17-vjeçar, Emakhu, në minutat shtesë në fund të takimit. 

Kampionët e Shqipërisë prodhuan shumë pak në Irlandë, ku më shumë kishin menduar që të mos pësonin dhe ia dolën deri në minutat e fundit. 

Megjithatë humbja minimale, i jep shpresë durrsakëve për ndeshjen e kthimit që do luhet në Shqipëri një javë më vonë. 

Rezultat tejet pozitiv arriti Prishtina, që mposhti 2-1 norvegjezët e Bodo/Glimt. Një gol i Otto John dhe një autogol i dhanë fitoren kampionëve të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy