Atletico mendon për Rafael Leaon

Atletico mendon për Rafael Leaon

  Papritur Newcastle United së fundmi ka shfaqur interes për ta afruar në ‘’ St James Park ‘’ Yannick Carrascon  kundrejt një oferte prej 60 milionë eurosh duke ia bërë gati të pamundur qëndrimin belgut në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Menjëhere Atletico Madridi është detyruar të nisë ofensivën për mbërritjen e një sulmuesi në La Liga dhe i përzgjedhuri i Diego Simeones është Rafael Leao .

Portugezi vjen pas një sezoni te mrekullueshëm me Milanin të cilin e mbylli si fitues i Scudettos por aktualisht ekzistojnë disa probleme në lidhje me rinovimin e kontratës  , fakt nga i cili kërkojnë të përfitojnë ‘’ Los Colchoneros ‘’.

Kontrata e 22 vjeçarit përfundon në 30 qershorin e 2024-tës por thashethemet e kohëve të fundit e kanë afruar golashënuesin edhe me Real Madridin dhe Manchester City-n .

Megjithatë ‘’ El Cholo ‘’ ka deklaruar se e mirëpret kalimin e Rafael Leaos tek Atletico Madridi por ky transferim do të varet nga largimi ose jo i Yannick Carrascos , për të cilin ndoshta oferta e bardhezinjve do të shkaktojë lamtumirën me ish kampionët e La Ligas .

Merkatoja e verës pritet të jetë si gjithmonë shumë emocionuese sepse në skenë kanë dalë protagonistët e çdo ekipi në sezonin e lënë pas , i cili i dha secilit klub atë që meritonte . 

Rafael Leao ishte një ndër më të mirët e Stefano Piolit , trainer që pas 11 vitesh riktheu buzëqeshjen në ‘’ San Siro ‘’ duke i dhënë për të kuptuar sidomos Juventusit dhe Interit se me ‘’ Djallin ‘’ do të kenë shumë probleme në të ardhmen.  

Përpos suksesit kolektiv , Rafael Leao ka bërë hapa përpara dhe sezonin e sapo lënë pas e finalizoi me 14 gola në 42 sfida por  pritet edhe reagimi i drejtuesve sepse largimi i protagonistëve do të konsiderohej një gabim i pafalshëm që nuk i shërben aspak të ardhmes së italianëve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy