Trajneri Gareth Southgate ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Anglisë. Ky vendim vjen pas humbjes në finalen e Europianit ndaj Spanjës.
Lajmin e dha vetë trajneri, ku tha se për të ishte nder të drejtonte kombëtaren e “tre luanëve”.

Si një anglez, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Ka qenë gjithçka për mua dhe unë kam dhënë gjithçka.
Është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës në Berlin kundër Spanjës ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Anglisë.
Kam pasur privilegjin të drejtoj një grup të madh lojtarësh në 102 ndeshje. Secili prej tyre ka qenë krenar që ka veshur fanellën e kësaj kombëtareje.



