
Trajneri Edmond Gëzdari, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për ndeshjet e Botërorit. Referuar humbjes së Brazilit dhe rezultateve surprizë, Gëzdari tha se specialistët tashmë duhet të mbyllin gojën.
Gëzdari u shpreh se do të ketë një finale mes skuadrave të Europës dhe atyre të Amerikës, referuar ndarjeve të skuadrës.
Nga njëra anë janë skuadrat e Europës dhe nga ana tjetër skuadrat e Amerikës. Do ketë një finale mes Europës dhe skuadrave të Amerikës. Ne specialistët duhet të mbyllim gojën, sepse na u thyen mendimet. Na iku edhe shpresa e Brazilit, që u mund nga Kameruni.
Ka dy gjëra, ose ne nuk i kemi lexuar mirë skuadrat, ose skuadrat kanë luajtur për qejfin e vet dhe e kanë bërë me dashje, ose skuadrat janë ekuilibruar. Nuk ka më diferenca mes të ashtuquajturave të vogla dhe të mëdhave.



