Jo vetëm lojtar, Marcelo nis bisedimet për të marrë në pronësinë e tij klubin portugez

Jo vetëm lojtar, Marcelo nis bisedimet për të marrë në pronësinë e tij klubin portugez

Marcelo përveç se lojtar, me shumë mundësi do ta shikojmë përsëri në futboll, por këtë herë si pronar. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se mbrojtësi brazilian po punon për të marrë në pronësinë e tij klubin portugez, Desportivo de Mafra, që militon në ligën e dytë portugeze.

33-vjeçari dëshiron që përveç se si lojtar, të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit, por këtë herë si pronar, duke pasur vetë një klub, të cilin mund ta ndërtojë me lojtarët që ai vetë dëshiron dhe jo vetëm. Në ditët e ardhshme do të ketë më shumë informacione për këtë, por thuhet se lojtari e ka seriozisht dhe nuk është thjesht një ide. Madje në Portugali raportojnë se kanë nisur edhe bisedimet mes drejtuesve aktualë të Desportivo de Mafra dhe Marcelos, me shpresën që në vijim do të arrihet marrëveshja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy