
Largimi i mundshëm i Victor Osimhen në fundin e sezonit, është pasuar me reagimin e menjëhershëm të drejtuesve të Napolit për ta gjetur një zëvëndësues të denjë.
Nigeriani konsiderohet bomberi i bardhekaltërve, pavarësisht se në sezonin aktual nuk i ka ndihmuar aq sa duhet duke qenë se rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Europë në sezonin vijues.
Për ishi-n e Lilles Aurelio Di Laurentis pretendon rreth 120-130 milionë euro, i cili sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ tashmë e ka gjetur zëvëndësuesin e tij.
Santiago Gimenez edhe në këtë sezon po shfaq vlerat tek Feyenoordi, i cili konsiderohet kandidati ideal për të lënë gjurmë tek fituesit në fuqi të Serisë A pas Edinson Cavanit, Gonzalo Higuain dhe gjithashtu afrikanit.
24 gola në 34 sfida është një statistikë premtuese dhe besohet se për 22 vjeçarin ka ardhur momenti për të bërë një tjetër hap në karrierë.
Presidenti i Napolit e ka thënë fjalën e tij dhe është i gatshëm të investojë 50 milionë euro për golashënuesin e ekipit nga Roterdami, i transferuar nga Cruz Azul në Eredivisie në verën e 2022-shit.
Për më tepër rrëshkitja e shpejtë e Napolit në kampionatin italian imponon ndërhyrjen gjatë merkatos së verës, me objektivin e rikuperimit të shpejtë të terrenit të humbur, pavarësisht se rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet, në çdo kompeticion.



