Xavi: Dembele ka kërkuar të largohet, dëshiron të transferohet te PSG

Xavi: Dembele ka kërkuar të largohet, dëshiron të transferohet te PSG

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, zbuloi se Ousmane Dembele, do të transferohet te skuadra e PSG. Tekniku katalanas, e njoftoi këtë pas miqësores me Milanin, ku futbollisti francez nuk u aktivizua asnjë minutë. “Dembele ka kërkuar të largohet. Na njoftoi për interesimin nga PSG dhe vendimi u mor shpejt. Më vjen keq, pasi bëmë të pamundurën për ta bindur të qëndronte. Ousmane është një lojtar që bën diferencën në çdo moment, por ai kërkoi të largohet. Kjo është arsyeja që ai nuk luajti ndaj Milanit. Është tregu i tillë, ne nuk konkurrojmë dot me ata. Jam i zhgënjyer, pasi më tha së ka folur me Luis Enriquen dhe dëshiron të jetë pjesë e PSG-së.”, deklaroi Xavi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy