
Pas dy viteve në Meksikë, Sergio Ramos së fundmi ka deklaruar se etapa tek Rayados de Monterrey është drejt finalizimit.
Spanjolli synon pa dyshim vijimin në lartësinë e duhur pasi siç dihet edhe pak muaj fillon Botërori, i cili do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.
39 vjeçari shpreson të grumbullohet nga tekniku i ‘’ La Furia Rojas ‘’ Luis de la Fuente, i cili për hir të së vërtetës gëzon një formë të shkëlqyer.
Këtë fakt e përforcon edhe interesi i Milanit dhe duhet thënë se rikthimi në Europë është një prioritet absolut për qendërmbrojtësin.
Kuqezinjtë shquhen si një ndër ekipet më të suksesshëm, në Itali dhe kontinentin e vjetër dhe natyrisht për Sergio Ramosin do të konsiderohej një luks transferimi në ‘’ San Siro ‘’.
Për më tepër, nëse do të veshë bluzën kuq e zi do të performonte në Champions League, kompeticion të cilin e njeh mjaft mirë dhe e fitoi katër herë me Real Madridin.
Traineri Massimilliano Allegri e mirëpret Sergio Ramosin, i cili mund ti japë një tjetër ritëm prapavijës, duke qenë se është i mësuar të aktivizohet në liga të niveleve të larta.
Mentaliteti fitues, fiziku i admirueshëm dhe titujt e fituar ndër vite e shëndërrojnë në një element të dëshiruar, edhe pse është në metrat e fundit të karrierës.



