Kriza më e madhe në futbollin turk/ Mbi 1,000 lojtarë të pezulluar, dhjetëra arrestime dhe hetime për trukim

Kriza më e madhe në futbollin turk/ Mbi 1,000 lojtarë të pezulluar, dhjetëra arrestime dhe hetime për trukim

Futbolli turk po kalon njërën nga periudhat më të errëta në historinë e tij, pas një skandali të përhapur bastesh të paligjshme që ka përfshirë lojtarë, arbitra dhe drejtues klubesh në të gjitha nivelet.

 

Hetimet, të nisura fillimisht ndaj arbitrave, janë zgjeruar me shpejtësi duke çuar në më shumë se 1,000 pezullime dhe dhjetëra arrestime, përfshirë figura të njohura si kapiteni i Fenerbahçe-s, Mert Hakan Yandas, dhe lojtarin e Galatasaray-t, Metehan Baltaci.

 

Një raport pesëvjeçar i Federatës Turke të Futbollit (TFF) zbuloi se 371 nga 571 gjyqtarë kishin llogari bastesh, dhe 152 prej tyre bastonin rregullisht. Njëri prej gjyqtarëve kishte vendosur 18,227 baste.

 

Kjo çoi në reagim të menjëhershëm të prokurorisë së Stambollit, e cila nisi një hetim penal të gjerë.

 

Gjatë tre javëve të fundit janë kryer: 46 arrestime, përfshirë lojtarë, komentonatorë dhe drejtues klubesh, 1,024 pezullime fillestare të lojtarëve, dënime për 102 futbollistë të Super Ligës dhe 1. Lig, pezullime për 920 lojtarë të kategorive më të ulëta

 

TFF kërkoi madje edhe shtyrje të afatit të merkatos dimërore nga FIFA, pasi klubet mbetën me mungesa të mëdha në skuadra.

 

Prokurorët akuzojnë Yandas se ka ndihmuar në transaksione që përdoreshin për bastet në ndeshjet e Fenerbahçe-s, gjë që ai e mohon. Baltaci akuzohet se ka vendosur baste në 27 ndeshje të ekipit të tij.

 

Federata turke ka dërguar raportin e plotë në UEFA dhe FIFA. Ekspertët paralajmërojnë se çdo tentativë për mbulim ose proces të paqartë mund të çojë në: Pezullimin e klubeve turke nga kupat e Europës, sanksione të ashpra disiplinore, humbje të reputacionit ndërkombëtar.

 

Avokati i sportit Anil Dincer thotë se skandali ka shkaktuar dëme të mëdha për futbollin turk, por nëse menaxhohet siç duhet, mund të shërbejë si moment pastrimi dhe rikthimi të besimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy