Starova: Kukësi reagoi si skuadër amatore pas golit të parë me Egnatian

Starova: Kukësi reagoi si skuadër amatore pas golit të parë me Egnatian

Sulejman Starova, specialist futbolli, deklaroi se emisionin “Skaner” në MCN TV, se Egnatia fitoi me lehtësi ndaj Kukësit.

Ai tha se verilindorët reaguan si një skuadër amatore pas golit të parë të pësuar. Starova deklaroi se Kukësi ka afruar shumë lojtarë, por ende nuk janë një skuadër.  

Fitorja e Egnatias nuk është ndonjë surprizë. U kthye Malota dhe Aleksi. U bë ndeshja e lehtë, sepse Kukësi ka lojtarë, por nuk ka bërë skuadër.

E dha një shenjë në ndeshjen në Shkodër, por kur afrohen lojtarë me shumicë, nuk kanë bërë skuadër akoma. Pas golit të parë, reaguan si këto skuadrat amatore, që shthurën. Egnatia e kaloi me lehtësi Kukësin.

Egnatia është në vend të parë, është në ekuilibër nga fillimi deri tani. Në fazën defensive është mirë, po ashtu edhe në sulm. Lojtarët kanë shumë kohë që luajnë bashkë. Lojtarët janë interesantë. Ambiciet për ta përmirësuar skuadrën, janë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy