Në Arabinë Saudite i ofrojnë 30 milionë euro, por Buffon mendon tërheqjen nga futbolli

Në Arabinë Saudite i ofrojnë 30 milionë euro, por Buffon mendon tërheqjen nga futbolli

Gianluigi Buffon, është lojtari i radhës që ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, portierit i është ofruar një kontratë me 30 milionë euro në sezon, nga një klub arab. 45-vjeçari nuk ka marrë ende një vendim, teksa për këtë ka kërkuar pak kohë. Buffon ka edhe një vit kontratë me skuadrën e Parmës dhe e ardhmja është e paqartë. “La Gazzetta dello Sport”, raporton gjithashtu se portieri italian ka menduar edhe tërheqjen nga futbolli i luajtur. Dëmtimet e shumta të pësuara në muajt e fundit, kanë bërë që lojtari të mendojë tërheqjen në moshën 45-vjeçare. Në ditët e ardhshme pritet një vendim përfundimtar nga Buffon, sa i përket të ardhmes së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy