Abilaliaj: Nuk jam i kënaqur me barazimin në derbi ndaj Tiranës

Abilaliaj: Nuk jam i kënaqur me barazimin në derbi ndaj Tiranës

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi në derbi ndaj Tiranës.

Abilaliaj deklaroi se nuk është i kënaqur me barazimin, ndërsa zbuloi edhe arsyen përse luajti në pjesën e parë me lojtarët që nuk ishin në formë optimale.

Nuk jam i kënaqur me barazimin. Kam keqardhje për mënyrën si rrodhën ngjarjet,. E rëndësishme është që derbin të mos e humbësh, nëse nuk e fiton. Nuk jam i kënaqur. Pika nuk na bën punë. Nuk jam i kënaqur për mënyrën si 3-4 futbollistë e interpretuan ndeshjen. Rezerva kam edhe për arbitrimin, pasi 20 minuta lojë aktive u luajt në pjesën e parë.

Na mungonin pikat e referimit në mbrojtje. Morëm kosto duke luajtur me lojtarë që nuk ishin në formë optimale në pjesën e parë, duke ditur që në të dytën Tirana bie. Në të dytën luajtëm ofensivë.

Ishim të shqetësuar për mënyrën si po e interpretonin lojën lojtarët e qendrës sonë. E kishim llogaritur që Tirana do binte pas minutës 55-60 dhe ashtu ndodhi.

Tre lojtarë ndoshta nuk do ishin në fushë, nëse do ndryshoja. Nëse do e bënim këtë, do ishim të cunguar në pjesën e dytë. Mund ta nisnim me lojtarët pa probleme, por do ishim të cunguar në të dytën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy