Hajdini: Pesimist se asambleja zgjedhore e FSHF do mbahet më 2 mars (VIDEO)

Hajdini: Pesimist se asambleja zgjedhore e FSHF do mbahet më 2 mars (VIDEO)

Përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme të zakonshme Zgjedhore në FSHF, po bëhen tashmë në tetë zyrat rajonale, kur po zgjidhen kandidatët për Asamblenë që do të mbahet më 2 mars.

Gazetari i sportit Edi Hajdini, në studion e “MCN live”, u shpreh sot pesimist se kjo asamble do të mbahet më 2 mars, për faktin se sipas tij, pa pengesa ligjore dhe se çështja do të përfundojë në gjykatë.

“Dje u zhvilluan edhe zgjedhjet në zyrën rajonale të Shkodrës, ku poashtu pati të njëjta probleme, akuza për manipulime, fshehje të numrit të delegatëve, sot u mbajt në Lezhë, në të tetë zyrat rajonale, ka rezultuar se kanë fituar kandidatët përkrahës të Armando Dukës, nëse do të jetë afati i fundit që do të përcaktojë kandidaturat për në asamble.

Unë jam pesimist se do të ketë asamble në datën 2 mars, pra sabotimi do të jetë më pas në pjesën e gjykatave, me arsyetimin se ka pengesa ligjore, do të ketë zvarritje nëpër gjykata, sepse do ti quajnë të kundërligjshme dhe të parregullta asambletë në zyrat rajonale dhe do të bëjnë nulë gjithë këtë proces.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy