Chelsea ka zhvilluar një sezon të dështuar, pavarësisht afrimeve dhe shpenzimeve të mëdha të bëra në merkato.
Duke parë situatën e skuadrës, drejtuesit kanë vendosur të bëjnë largime të shumta në merkaton e verës.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, janë nëntë lojtarë që rrezikojnë largimin nga blutë e Londrës. Në listën e të larguarve, janë lojtarë si Joao Felix, Azpilicueta, Havertz, Ziyech, Pulisic, Aubameyang, Azpilicueta, Gallagher dhe Kovacic.
Sa i përket sulmuesi shqiptar, Armando Broja, pritet të qëndrojë, pasi bën pjesë në planet e klubit dhe shihet si i rëndësishëm për të ardhmen.



