Kolela: Për titull nuk janë vetëm Partizani dhe Tirana, Teuta kundërshtar i vështirë

Kolela: Për titull nuk janë vetëm Partizani dhe Tirana, Teuta kundërshtar i vështirë

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, foli në konferencë për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë të shtunën ndaj Teutës.

Kolela vlerësoi durrsakët, duke thënë se janë një kundërshtar i vështirë. Në lidhje me titullin kampion, tekniku italian, deklaroi se nuk janë vetëm Tirana dhe Partizani.

Situata është në përgjithësi e mirë, futbollistët që ishin dëmtuar nuk janë gati, Telushi, Maget dhe Atanaskoski nuk do të jenë ndaj Teutës. Do të grumbulloj 21 lojtarë dhe do të hedh në fushë 11.

Teuta ka grumbulluar më shumë pikë për këtë fazë, është një kundërshtar i nivelit të lartë. Flas për skuadrën time pasi për ata nuk mund të flas, por është një kundërshtar që ka grumbulluar shumë pikë. Përsa i përket skuadrës tonë kemi gjetur një stabilitet nga janari. Nesër do të jap një përgjigje për Matondon.

E rëndësishme që për një lojtar është të dijë të sillet, një lojtar që luan për Kombëtaren ka merita të mëdha dhe duhet të vlerësohet masivisht, mua më intereson se si ky lojtar luan për Partizanin.

Po bëj profesorin e matematikës, 10 ndeshje janë 30 pikë, edhe mund të biem, do vazhdoj të mendoj që për garën për titull s’jemi vetëm ne dhe Tirana, por dhe ekipe të tjera, ndoshta pas 4-5 ndeshjesh mund të them diçka tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy