
Mbërritja e Hansi Flick në stolin e Barcelonës sigurisht do të pasohet nga një merkato, e cila konsiderohet e domosdoshme për mbarëvajtjen në të ardhmen.
‘’ Blaugranët ‘’ janë ende larg sukseseve dhe traineri gjerman menjëherë ka filluar ti vërë pikat mbi i, i cili tashmë ka deklaruar objektivat e rradhës.
Flitet për Joshua Kimmich, Joao Cancelo dhe Nico Williams.
Portugezi e zhvilloi sezonin e kaluar tek katalanasit në cilësinë e të huazuarit, një fakt që mund ta favorizojë nëse do të vijojë nën drejtimin e trainerit gjerman.
Ishi i Valencias nuk është pjesë e planeve të trainerit Pep Guardiola dhe numri një i stolit i ka vënë në lëvizje drejtuesit për t’ia arritur objektivin.

Ndërsa Joshua Kimmich, njëkohësisht bashkombasi i tij e ka treguar edhe me Bayern Munchenin se çfarë është i aftë të bëjë, pa harruar edhe kontributin tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’.
Momentalisht kartoni i 29 vjeçarit i arrin 50 milionë eurot dhe kontrata me bavarezët përfundon në 2025-sën.
Kapaciteti për rikuperimin e topit, organizimin e lojës dhe përshtatja në disa pozicione sigurisht e shëndërrojnë në një element që mund ti bëjë punë ‘’ Los Cules ‘’ në të ardhmen e afërt.
Edhe Nico Williams nuk mbetet prapa, lojtar i cili i ka qëndruar besnik ndër vite Athletic Bilbaos. 21 vjeçari është një element shumë dinamik në metrat e fundit, i favorizuar nga teknika dhe shpejtësia, gjithashtu tejet problematik në duelet një kundra një.
Formimi i tridentit bashkë me Lamine Yamal dhe Robert Lewandowskin është një ndër prioritetet e Hansi Flickut, për të cilin presioni do të jetë shumë i madh pasi Barcelona futet në rangun e ekipeve më të mirë në botë.
Priten natyrisht shumë transferime në Katalunjë por duhen patur parasysh edhe vështirësitë, ashtu siç ndodh pothuajse në çdo merkato.



