Distria Krasniqi është kampione evropiane.
Xhudistja kosovare të premten e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23, i cili po mbahet në Izrael, raporton Zëri.
Në duelin final të kategorisë 52 kg, Krasniqi e ka mposhtur xhudisten rumune, Larisa Florian, duke e pasuruar karrierën e saj edhe me një tjetër medalje të rëndësishme.



