
Largimi i Sebastien Haller për një kohë të papërcaktuar nga terrenet e gjelbërta nuk i ka lënë tjetër zgjidhje Borussia Dortmundit veçse gjetjes së zëvëndësuesit sa më shpejt të jetë e mundur .
‘’ Verdhezinjtë ‘’ përpos disa alternativave po analizojnë edhe atë të Timo Wernerit , lojtar që mund të ripërshëndetet shumë shpejt me Bundesligën pasi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ ka lënë për të dëshiruar duke mos e justifikuar investimin 53 milionë eurosh të Chelseat .
26 vjeçari nuk ka arritur ta bindë Thomas Tuchelin , tek një ekip ku gabimet janë të pafalshme sepse nëse nuk je në lartësinë e duhur , fatkeqësisht duhet të bësh gati valixhet për tu larguar .
Distancimi prej shumë vitesh nga sukseset sigurisht mbetet një njollë në historinë e ekipit nga Ruhr i cili e ka patur të pamundur të mposhtë Bayern Munchen në Bundesligë dhe mban mend vetëm të kaluarën gjatë të cilës arritën të jenë finalistë të Champions Leagues dhe të fitonin tre Kupa Gjermanie.
Timo Werner mund të jetë shoqëruesi i Karim Adeyemit në majën e sulmit në sezonin vijues me qëllimin e hedhjes pas krahëve të eksperiencës së hidhur në Londër ku s’mundi të përballojë rivalitetin tek ish fituesit e Champions Leagues .
Megjithatë gjermani do të mbahet mend për faktin e të qënit pjesë e një ekipi i cili shumë shpejt tregoi vlerat me Thomas Tuchelin por një kalim në Ruhr sigurisht mund të jetë nisja e një etape ndryshe për shënuesin e 6 golave dhe 2 asisteve në 23 sfidat e sezonit të lënë pas.



