
Ky fund i sezonit, ka ngjallur polemika të shumta në Serie A, në lidhje me arbitrimin.
Lazio u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 3-4 Spezian në transferë. Sfida ishte mbërthyer në barazim 3-3, por ishte mbrojtësi Francesco Accerbi, i cili shënoi golin e fitores për lacialët në minutën e 90-të.
Pikërisht ky gol i shënuar nga italiani, ka sjellë polemika të shumta. Goli duhej anuluar, për shkak të pozicionit jashtë loje, por kjo nuk u bë as nga gjyqtari kryesor Luca Pairetto as nga gjyqtari që ishte në VAR, Luigi Nasca.
Pairetto duhet të kishte pritur konfirmimin nga VAR, për ta quajtur golin të rregullt, por diçka të tillë nuk e bëri, duke e nisur ndeshjen menjëherë, ndërsa Nasca, nuk e njoftoi për ta ndalur.
Në këtë sitautë, dy gjyqtarët në fjalë janë pezulluar dhe nuk do të vendosin drejtësi në asnjë ndeshje deri në fund të sezonit.




