Festë në Shkodër, Vllaznia mposht Partizanin. Rikthehet te fitorja edhe Skënderbeu

Festë në Shkodër, Vllaznia mposht Partizanin. Rikthehet te fitorja edhe Skënderbeu

Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur minimalisht Partizanin. Në “Loro Boriçi” ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila u vendos nga një gol i shënuar nga Liridon Latifi në minutën e 29-të.

Shumicën e pjesës së dytë, Vllaznia e luajti me 10 lojtarë, pasi Krymi u ndëshkua me të kuq. Teksa Tedi Cara ishte nisur i vetëm drejt portës së Vllaznisë, futbollisti i shkodranëve ndërhyn qëllimisht në mënyrë të gabuar, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Pas kësaj, Partizani u mundua të reagonte, por nuk ia doli të shënojë të paktën një gol, duke bërë që të shpërthejë festa në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Me këtë fitore, Vllaznia merr vendin e tretë me 20 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e 6-të me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu mposhti 2-0 Egnatian, në ndeshjen e zhvilluar në Korçë. Bardhekuqtë e Migen Memellit u shfaqën dominues, duke marrë kështu 3 pikë shumë të rëndësishme dhe ngjiten në vendin e 8-të me 11 pikë, po aq sa Egnatia e vendit të 9-të.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa në minutën e 47-të ishte Leonit Vitija që shënoi me kokë, ndërsa në minutën e 87-të, Elvi Berisha vulosi rezultatin në 2-0.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy