
Bayern fiton 2-1 me Union Berlin dhe merr kreun e klasifikimit në Bundesligë. Pavard dhe Levandovski shënuan nga një gol në çdo pjesë për bavarezët, ndërkohë që goli i Polter në fundin e takimit pati thjesht vlerë statistikore. Ndërkohë që Dortmund u ndal në një barazim pa gola në fushën e Shalke duke qenë tashmë në vend të tretë, 1 pikë më pak se Frajburg që fitoi 2-1 ndaj Laipcig. Protagonist në barazimin 2-2 mes Leverkusen dhe Verder Bremen, lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili lëshoi një predhë me të majtën nga jashtë zone duke i dhënë avantazhin momental miqve.
Në Premier league, Mancester City fiton pastër 3-0 ndaj NEW Castle, me të tre golat të shënuar në pjesën e dytë me autorë Sterling, Silva dhe Gundogan, duke iu afruar në këtë mënyrë Liverpulit në vend të dytë e duke reduktuar distancën me 3 pikë. Fitore me vlera ariti edhe skuadra e Celsit 4-2 në fushën e Bërlej. Londinezët shënuan me anë të Pulisic një tregolësh dhe Willian golin e 4, ndërkohë që Rodrigez dhe Meknil shënuan dy golat për vendasit në fundin e takimit.
Në seria A, të dyja skuadrat e kreut nuk mundën të fitojnë sfidat respektive. Juventus u ndal barazim 1-1 në fushën e Leçes, ku të dy golat e takimit u shënuan me 11 metërsha. Dybala në minutën e 50 dhe Mancosu pas 6 minutash ishin autorët e golave. Ndërsa Inter u ndal 2-2 në fushën e vet me Parmën, ku Kastriot Dermaku, mbrojtësi i kombëtares sonë, u aktivizua përgjatë 90 minutave duke bërë një paraqitje të mirë. Candreva shënoi për Interin në minutën e 23,por Karamoh dhe Gervinjo shënuan dy herë radhazi për Parmën që e mbylli në avantazh pjesën e parë. Goli i Lukaku në të dytën i jep barazimin skuadrës së Kontes.



