
Si gjithmonë kryefjala e të ardhmes tek Real Madridi mbetet fitimi i trofeve dhe drejtuesit në çdo merkato japin maksimumin.
Spanjollët e meritojnë përkushtimin e Florentino Perezit, president të cilit sakrifica i është shpërblyer më së miri pasi ekipi i zemrës mbetet rivali për tu mundur , në La Liga dhe në Europë.
Gjithsesi Carlo Ancelotti vijon ta përqëndrojë vëmëndjen tek përforcimet , të cilat parashikohet se do t’ia lehtësojnë rrugën ‘’ Galaktikëve ‘’ në vijimësi.
Tre janë preferencat e trainerit italian , lojtarë që po shkëlqejne në ekipet e tyre respektive dhe kurrsesi nuk mund të anashkalohen nga Real Madridi.
Jude Bellingham vijon të jetë objektivi numër një i ishi-t të Milanit, por skuadra e tij duhet të bëjë kujdes sepse Liverpooli shikohet si një rival i ashpër për talentin e Borussia Dortmundit.
Christopher Nkunku është një tjetër mesfushor me shumë vlera , kontrata e të cilit me Leipzigun përfundon në 2023-shin dhe klauzola për prishjen e saj arrin 60 milionë eurot.
Adaptimi në disa pozicione është arsyeja kryesore e ‘’ Los Blancos ‘’ për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe gjithashtu për faktin se konsiderohet një ndër më të mirët e Bundesligës.
Në këtë listë s’mund të mungonin as lojtarët nga Brazili, një destinacion i sigurtë talentësh dhe ai i Botafogos Matheus Nascimento vijon të impresionojë.
Drejtuesit e kryeqytetasve gjithmonë i kalojnë kufinjtë sepse e kanë kuptuar se transferimet e të kaluarës , si përshembull Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes kanë rezultuar të qëlluara në shenjë dhe sulmuesi 18 vjeçar e meriton një mundësi në skuadrën më të mirë të momentit.



