Mourinho fiton derbin me Wenger, United mposht Arsenal, fitojnë Liverpool e Chelsea (VIDEO)

Mourinho fiton derbin me Wenger, United mposht Arsenal, fitojnë Liverpool e Chelsea (VIDEO)

Manchester United ka fituar përballë Arsenal në kryendeshjen e javës së 15-të të Premier League.  Djemtë e drejtuar nga portugezi Jose Mourinho, kanë mposhtur "Topçinjtë" në 'Emirates" me rezultatin 3-1. Dy golat e parë për United u shënuan në minutat 4 dhe 11 nga Valencia dhe Lingard. 

Ndërsa Arsenali i Arsen Wenger reagoi duke e ulur epersinë në 1-2 përmes Lacazette në pjesën e dytë, minutën e 49. Por, “Djajtë e Kuq” u kundërpërgjigjën shpejt, përsëri përmes Lingard, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën në minutën '67 të takimit.

Paul Pogba u përjashtua nga ndeshja në minutën e 74’ pas një ndërhyrjeje të ashpër në Hector Bellerinin.

Tashmë, Manchester United blindon vendin e dytë në klasifikim, me 35 pikë, ndërsa Arsenali mbetet në vendin e 5-të, me vetëm 28 pikë. Ndërsa në ndeshjet e tjera Liverpool e Chelsea kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës.

Ndeshja hapëse e javës së 15-të luhej në “Stamford Bridge” me blutë që prisnin në shtëpi Newcastle. 

Djemtë e drejtuar nga Conte ishin zotë të fushës duke sunduar nga të gjitha anët “qymyrxhinjtë”. Dy golat e Hazard dhe një i spanjollit Morata zhvlerësuan golin e Gayle, duke i dhënë 3 pikëshin dhe vendin e 3-të Chelsea, ndërsa Newcastle mban vendin e 14-të me 15 pikë.

Fitore arriti dhe Liverpool, me “The Reds” që shkatërruan 5-1 Brighton.

Golat e Firminho (2), Can, Coutinho dhe autogoli i Dunk plotësuan goleadën. Me këtë fitore Liverpool ngjitet në vendin e 4, me 29 pikë.

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:

Everton-Huddersfield 2-0

Leicester-Burnley  1-0

Stoke City-Swansea 2-1

Watford-Tottenham 1-1

West Brom-Crystale Palace 0-0

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy