
Qyteti i Durrësit, pritet të bëhet me një stadium të ri. Studio belge e arkitekturës “51N4E”, është shpallur fituese e projektit dhe do të ndërtojë stadiumin.
Kapaciteti i impiantit do të jetë 15 mijë vende, ndërsa bie në sy tribuna qendrore, që ngjan me stilin e stadiumit të njohur në Argjentina “Bombonera”.
Në garë ku fitues u shpall “51N4E”, ishin edhe Bjarke Ingels Group BIG (Danimarkë) dhe MVRDV (Holandë).



