
Barcelona dhe Manchester City me shumë gjasa do të jenë dy ndër protagonistët e merkatove vijuese.
Si tek ‘’ Azulgranët ‘’ ashtu edhe tek bardhekaltërit priten ndërhyrje në disa pozicione.
Një prej tyre është kuadrati i bardhë duke qenë se portierët respektivë nuk e kanë të sigurtë qëndrimin.
Lucas Chevalier është shëndërruar në objektvin e tyre, një portier shumë cilësor në rradhët e Lilles.
Në tre sezonet e fundit 22 vjeçari ka dhënë për tu kuptuar se meriton të merret në konsideratë dhe sakrificat e bëra tashmë mund të themi se i janë shpëblyer.
Me ‘’ Les Dogues ‘’ kontrata i përfundon në 2027-tën por pretendimi i drejtuesve mund të përbëjë një sfidë për katalanasit.
Ky fakt jep për të kuptuar se ishullorët ndoshta do të jenë disi të avantazhuar për firmosjen me Lucas Chevalier dhe presidenti i Lilles Olivier Letang ka treguar në çdo merkato se është mjaft kokëfortë gjatë negociatave.
Niveli i francezit është impresionues dhe pavarësisht diferencave në aspektin ekonomik, sigurisht do të jetë një sfidë titanësh ndërmjet Barcelonës dhe Manchester City-t.
Ishi i Valenciennes prej tre sezonesh po tregon kualitetin në Ligue 1, një ndër kampionatet kryesorë në Europë, të cilit këto dy ekipe ja kanë hapur derën.



