
Do të luhet duke filluar nga ora 18:00, derbi mes Partizanit dhe Dinamos, sfidë kjo e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja e parë u mbyll në barazim 1-1 dhe të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të siguruar kalimin në gjysmëfinale.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën sfidat mes tyre.
Pak minuta para fillimit të takimit, të dy trajnerët kanë zbuluar formacionet zyrtare, me të cilat skuadrat e tyre do të zbresin në fushë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Hoxha; Hadroj, Bitri, Belica, A. Marku; Murataj, Rrapaj, Kallaku; Mala, Cara, Skuka.
Dinamo: Simoni; Prodani, Imami, Sofranac, Bardhi, Lilaj, Demiri, Sidibe; Denisson, Ibraimi, Reginaldo.



