
E ardhmja e Armando Brojës do të jetë te Chelsea, teksa ka qenë vetë trajneri Tuchel që ka kërkuar qëndrimin e sulmuesit shqiptar.
Së fundmi, sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka marrë një lajm të mirë. Chelesa ka vendosur të largojë sulmuesin Timo Werner. Ky i fundit nuk ka bindur drejtuesit dhe trajnerin, ndërsa tashmë po përtagitet për t’u rikthyer në Gjermani.
Blutë e Londrës kanë arritur marrëveshjen për kalimin e Werner te Leipzig, në huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.
Një lajm shumë i mirë për Brojën ky, pasi për sulmuesin shqiptar mund të ketë më shumë hapësira te Chelsea.



