Barcelona piketon talentin e Antwerpit

Barcelona piketon talentin e Antwerpit

Një ndër prioritetet e merkatos së Barcelonës mbetet natyrisht afrimi i talentëve, të cilët do të jenë përfaqësuesit e spanjollëve në të ardhmen. Këtë herë drejtuesit e ‘’ Azulgranëve ‘’ kanë zgjedhur si destinacion modesët e Antwerpit, skuadër e kualifikuar në grupet e Champions Leagues , tek e cila po spikat Arthur Vermeeren. Falë shkëlqimit në ndeshjet eleminatore , të vlefshme për pjesëmarrjen në grupet e këtij kompeticioni, 18 vjeçari ka treguar një nivel mbresëlënës dhe ky fakt e ka impresionuar trainerin Xavi Hernandez. Pas largimit të Sergio Busquets, një ndër më të rëndësishmit e Barcelonës në këtë repart ndër vite, për numrin një të stolit mbetet prioritet përforcimi me një lojtar cilësor dhe Arthur Vermeeren e ka bindur ish kampionin e Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’. Sigurisht , duke patur parasysh problemet e vazhdueshme në aspektin ekonomik të kuq e bluve është i natyrshëm pretendimi për lojtarët me një kosto të përballueshme, për të evituar pakënaqësitë e mundshme në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy