Strategjia e Manchester United për blerjen e Gyokeres

Strategjia e Manchester United për blerjen e Gyokeres

Viktor Gyokeres vijon të jetë një ndër objektivat kryesorë të Manchester United për metrat e fundit.

‘’ The Red Devilsat ‘’ e konsiderojnë të ekzagjeruar pretendimin e drejtuesve të Sporting Lisbonës prej 100 milionë euros për golashënuesin suedez.

25 vjeçari është një ndër më produktivët e Europës momentalisht, i cili numëron 36 gola në 39 sfida. Për ta arritur objektivin, anglezët kanë menduar përfshirjen e një tjetër lojtari me qëllimin e reduktimit të vlerës së kartonit të Viktor Gyokeres.

Jo vetëm 20 herë kampionët e Premier Leagues por edhe Chelsea shfaqi interes për ishi-n e Swanseas gjatë merkatos së verës, i cili po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend.

Largimi nga ‘’ Jose Alvalade ‘’ ndoshta do të jetë një mundësi për nxënësin e Ruben Amorim për ta treguar veten tek një ekip elite por fillimisht pretendentët duhet ti plotësojnë kushtet e vëna nga luzitanët.

Me ecurinë e deritanishme parashikohet se interesi do të rritet për nordikun, golat e të cilit e kanë ndihmuar Sporting Lisbonën, skuadër që kryeson kampionatin portugez.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy