Atletico Madrid, tre opsione për mesfushën

Atletico Madrid, tre opsione për mesfushën

  Edhe pse në fund të merkatos tashmë, drejtuesit e Atletico Madridit po tentojnë për ta shfrytëzuar në maksimum kohën e mbetur.

Diego Simeone ka kërkuar transferimin e një mesfushori për ta kompletuar skuadrën, të cilën e pret një sezon shumë i vështirë.

Fillmisht Sofyan Amrabat e refuzoi kalimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, i cili preferoi Fenerbahçen.

Megjithatë, nuk mbaroi me kaq sepse edhe Luis Milla nuk u bind nga oferta e presidentit Enrique Cerezo dhe tashmë traineri argjentinasi po shyrton tre alternativa.

Sipas ‘ As ‘ Matheus Nunes i Manchester City-t dhe Danilo Pereira i Paris St Germain mund të huazohen tek spanjollët, pa harruar as Ismael Bennacer.

Mbërritja e Conor Gallagher në kryeqytetin spanjoll nuk është konsideruar e mjaftueshme për ish trainein e River Plate, i cili gjithmonë kërkon maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje.

Karakteri unik dhe shpirti i garës e kanë shëndërruar në trainerin më të suksesshëm të historisë së ‘’ Los Rojiblancos ‘’, i cili kërkon përmirësimin e vazhdueshëm në çdo aspekt.

Siç dihet kjo skuadër është një ndër rivalët më të vështirë në çdo kompeticion falë të ashtuquajturit ‘’ El Cholo ‘’, i cili po zhvillon sezonin e 14-të nën drejtimin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy