Dy ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës, do të luhen më 3 prill, në orën 15:00.
Kjo u bë e ditur nga Departamenti i Garave në FSHF. Gjithashtu, u përcaktuan edhe oraret për ndeshjet e kthimit, që do të luhen më 24 prill.
Dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, janë Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.
KUPA E SHQIPËRISË FAZA GJYSMËFINALE
Kukësi-Tirana 03.04.2024 15:00
Egnatia-Vllaznia 03.04.2024 15:00
KUPA E SHQIPËRISË FAZA GJYSMËFINALE
Tirana-Kukësi 24.04.2024 15:00
Vllaznia-Egnatia 24.04.2024 18:00



