
Drejt fundit të kontratës me Manchester City-n veterani Fernandinho nuk i garanton edhe për shumë kohë rendimentin e duhur në fushën e lojës. Me 36 vite mbi supe braziliani tashmë është drejt varjes së këpucëve në gozhdë dhe traineri Pep Guardiola është treguar shumë profesionist dhe i ka hedhur sytë tek zëvëndësuesi i tij .
Sipas Voetbal24 flitet për mesfushorin e Sheffield United Sander Berge i cili ka zhvilluar një sezon shumë të mirë nën drejtimin e Chris Wilder . Kontrata e anglezit me të ashtuquajturit ‘’ The Saints ‘’ është e vlefshme deri në vitin 2024 por drejtuesit e ‘’ Citiziens ‘’ janë të gatshëm të bëjnë ofertën e duhur për të transferuar në ‘’ Etihad Stadium ‘’ gjatë merkatos verore për ti plotësuar dëshirën numrit një të pankinës së bardhekaltërve .
Një kalim në Manchester do të theksonte fillimin e një aventure tepër tërheqëse për Sander Berge sepse do ti bashkohej një ekipi që aspiron për fitimin e të gjithe titujve të mundshëm në çdo sezon . Sipas portalit të famshëm Transfermarkt vlera e kartonit të mesfushorit kap shifrën e 18 milionë eurove , fare minimale në rast se merret në konsideratë potenciali ekonomik i Manchester City-t .
Siç njihet botërisht i famshmi ‘’ Pep ‘’ nuk do të dorëzohet lehtë deri sa të përsërisë eksperiencat e mrekullueshme të së kaluarës si me Barcelonën ashtu edhe me Bayern Munchen , ekipe me të cilët arriti të dominojë botën e futbollit për shumë vite . Levizjet e merkatos me siguri do ta fuqizojnë idenë e tij për ta tjetërsuar disi historinë e Premier Leagues dhe sidomos Uefa Champions Leagues , kompeticion që mbetet ëndërra në sirtar për 50 vjeçarin nga Sampedor .



