
Roma u mposht nga Sassuolo me rezultatin 4-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Titullar në këtë ndeshje me verdhekuqtë u aktivizua edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili luajti vetëm një pjesë.
Në fund të 45 minutave të para, Kumbullën e "tradhtojnë" nervat dhe godet sulmuesin kundërshtar, Domenico Berardi. Arbitri nuk fal dhe ndëshkon shqiptarin me karton të kuq, ndërsa akordon edhe penallti.
Nga penalltia Berardi u tregua i saktë dhe shënoi për 3-1, ndërsa në të dytën, të dyja skuadrat shënuan tre gola të tjerë, duke vulosur shifrat në 3-4.
Me këtë humbje, Roma humb mundësinë për vendin e dytë, teksa renditet në vendin e 5-të me 47 pikë, po aq sa edhe Milani. Ndërkohë Sassuolo mban vendin e 12-të me 33 pikë.



