Pretendentë cilësorë për Alvaro Moratan

Pretendentë cilësorë për Alvaro Moratan

Paraqitjet shumë të mira të Alvaro Moratas në Europian, po i sigurojnë pretendentë shumë të njohur.

Spanjolli është shumë i rëndësishëm në 11-shen e Luis de la Fuentes, i cili po bën një punë për tu duatrokitur tek ‘’ La Furia Roja ‘’.

Janë pesë ekipe tashmë në garë për golashënuesin, duke filluar nga Borussia Dormtundi, Manchester United, Fenerbahche, Juventus dhe Roma.

‘’ Verdhezinjtë ‘’ shquhen si një ekip tejet kompetitiv, të cilët arritën deri në finalen e Champions Leagues në sezonin e lënë pas.

Eksperienca e madrilenit vlerësohet nga traineri Nuri Sahin, i cili pretendon që ekipi nga Ruhr të vijojë ti ngjisë shkallët, në çdo kompeticion pjesëmarrës.

Edhe traineri Erik Ten Hag beson tek potenciali i ishi-t të Juventusit, lojtar që e njeh shumë mirë Premier Leaguen për arsye se në të kaluarën ishte pjesë e Chelseas.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjithashtu ekipi turk i cili do të drejtohet nga Jose Mourinho e ka pjesë të listës dhe presidenti Ali Koç tanimë ka ofruar 15 milionë euro, gjithashtu edhe për mbrojtësin Caglar Soyuncu.

Me ‘’ The Special One ‘’ në stol, entuziazmi tek Fenerbahche është i natyrshëm për arsye se ka lënë gjurmë në çdo ekip që ka drejtuar në të kaluarën, përveç Tottenham Hotspurit.

Për sa i përket ‘’ Zonjës se Vjetër ‘’ duhet shtuar se Alvaro Morata e provoi veten në dy periudha të ndryshme, i cili shikohet si një vlerë e shtuar nga tekniku Thiago Motta në metrat e fundit.

Marrëdhëniet e shkëlqyera me drejtuesit mund të rezultojnë një plus për rikthimin në ‘’ Allianz Stadium ‘’ por rivaliteti do të jetë shumë i ashpër.

Së fundmi Roma e Daniele De Rossit kërkon të shtojë mundësitë dhe të jetë më e frikshme në këtë repart, duke patur parasysh potencialin e Alvaro Moratas.

Një transferim në ‘’ Olimpico ‘’ sigurisht do të konsiderohej një sukses nga drejtuesit e ‘’ Verdhekuqve ‘’ por s’do të jetë e lehtë.

Nxënësi i Cholo Simeones e finalizoi sezonin me 21 gola dhe 3 asiste në 48 sfida, i cili e shënoi golin e parë për ish kampionët e Europës dhe botës në Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy