
Mbërritja e Ralf Rangnick në stolin e Manchester United ka shënuar një risi tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ të cilët duan ta kalojnë shumë shpejt eksperiencën e vështirë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer . Në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ po përjetohet një emocion i veçantë sepse gjermani gjeneron shpresa për anglezët të cilët duan të pozicionohen në majën e futbollit europian shumë shpejt .
Me një Cristiano Ronaldo në formë brilante dhe një trainer që la gjurmë tek Leipzigu , tashmë duket se Manchester United i ka armët e duhura për të luftuar deri në fundin e sezonit dhe pse jo të jetë protagonist në kompeticionet pjesëmarrëse.
Drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues nuk kanë humbur shumë kohë dhe kanë përgatitur goditjen e dytë . Erling Haaland nuk po i hiqet nga mendja Manchester United dhe drejtuesit e gjigandëve të Premier Leagues kanë përgatitur çekun prej 120 milionë eurosh për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’.
Siç është komentuar edhe më përpara , informacion që është publikuar edhe nga ‘ As ‘ , Ralf Rangnick ndikoi tek transferimi i sulmuesit 21 vjeçar tek Red Bull Salzburgu në merkaton e 2018- tës, periudhë të cilën nordiku do ta mbajë mend gjithmonë sepse i dha shansin për të qenë ky lojtar që është sot për të cilin luftojnë ekipet më të mira të Europës .
Oferta e Manchester United nuk ka rezultuar bindëse për drejtuesit e Borussia Dortmundit të cilët duan të përfitojnë në maksimum me largimin e bishës së sulmit nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ por s’duhet harruar se pas dere janë edhe Paris St Germain dhe Real Madridi të gatshëm të rrëmbejnë yllin e gjermanëve.
Rekordmeni i ofensivës vijon ti bëjë shkëlqyeshëm detyrat dhe deri në këtë moment numëron 14 gola në 11 takime . Në këtë histori parashikohet se detajet do të bëjnë diferencën, për një lojtar që ka shkruar historinë në një skuadër që meriton respekt .



