
Ish-futbollisti, Antonio Cassano, bëri një analizë në “Bobo TV”, për Serinë A të këtij sezoni.
Sipas tij, Lazio do të jetë zhgënjimi i madh i këtij sezoni dhe pas largimit të Igli Tares, do të kenë vështirësi të mëdha.
Në lidhje me pretendentët, Cassano tha se në Champions League, përvercc Interit dhe Juventusit, do të shkojnë edhe Fiorentina e Atalanta.
Zhgënjimi më i madh këtë vit do të jetë Lazio. Vitin e kaluar thashë se Lazio do të ishte surpriza, sot them se do të jetë zhgënjimi më i madh. Sarri është i mirë, por sa herë e dëgjoj të flasë, ankohet gjithmonë.
Ka një patate të nxehtë këtë vit. Sarri bëri që të largohej Tare. Paredes ishte i lirë, mund të merrej nga Lazio, por në vend të tij erdhi Rovella. Në Lecce u zhvillua një nga ndeshjet më të këqija të ekipeve të Sarrit. As Roma nuk do të shkojë në Champions League.
Cardinale e dh**u që u soll kështu me Maldinin dhe Massaran, duhet të ketë respekt për historinë. Së bashku me Interin apo Juven, skuadrat e tjera që do të shkojnë në Champions League do të jenë Atalanta dhe Fiorentina.



