Kampionatet shqiptare pushim, Komisioni i Disiplinës zbulon vendimet e fundit

Kampionatet shqiptare pushim, Komisioni i Disiplinës zbulon vendimet e fundit

Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar ditën e sotme vendimet e marra në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar, në fundjavën që lamë pas.

Kampionatet shqiptare nuk u luajtën këtë fundjavë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, përsëri dënimet nga Disiplina nuk mungojnë.

Në vendimet e bëra publike, shihen disa pezullime në ekipet e moshave U-17 dhe U-19.

VENDIMET:

1. Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Kahlil Taleb, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Tirana U-19, Erlind Qehaja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Xheis Rushiti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Tirana U-19, Edmond Areza, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Zyrtari i KF Laçi U-19, Eduard Tanushi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i Brians U-17, Denis Mardedaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i KF Shkodra U-17, Enis Danaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy