
Covid-19 vazhdon të jetë një problem serioz në Premier League. Së fundmi është vendosur që dy ndeshje të kampionatit anglez, për javën e 19-të, të shtyhen.
Bëhet fjalë për Liverpool-Leeds dhe Wolves-Watford. “The Reds” kanë njoftuar së fundmi se është marrë vendimi për shtyrjen e ndeshjes, për shkak të rasteve të fundit me Covid te Leeds.
Duket se situata nuk është aspak e qetë as te Wolves dhe Watford, me të dyja skuadrat që kanë raportuar lojtarë të infektuar në ekipet e tyre.



