
Gjatë merkatos së verës Thiago Almada bëri një hap shumë të rëndësishëm në karrierë.
Mesfushori u transferua tek Atletico Madridi dhe menjëherë i ka dhënë impaktet.
Traineri Diego Simeone është shumë i kënaqur me rendimentin e bashkombasit, për të cilin në orët e fundit është interesuar Manchester City.
Duhet theksuar se përpos bardhekaltërve edhe Barcelona ka nisur ofensivën për ishi-n e Velez Sarsfield, por sigurisht potenciali i presidentit Al Mubarak përbën një kërcënim për çdo rival.
Pep Guardiola e vlerëson shumë lojën e 24 vjeçarit, i cili la gjurmë edhe tek Atlanta United, Botafogo dhe së fundmi tek Lyoni.
‘’ El Cholo ‘’ konsideron se kapaciteti i Thiago Almadas, vizioni për lojën dhe aspekti teknik mund ti shërbejnë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për të arritur objektivat në të ardhmen.
Mirëpo, interesi i anglezëve ndoshta do të merret seriozisht në konsideratë nga nxënësi i Lionel Scalonit tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’, të cilët shquhen jo vetëm në aspektin sportiv por edhe në atë ekonomik.
Do të jetë pa dyshim një sfidë gjigandësh në kontinentin e vjetër, për një lojtar i cili ka provuar veten tek dy ndër ligat më të rëndësishme, fillimisht Ligue 1 dhe tanimë La Ligan.



