Barcelona: Plani B për ofensivën

Barcelona: Plani B për ofensivën

 Skuadra e Barcelonës nuk ka të ndalur në planifikimin për arritjen e objektivave gjatë merkatos së ardhshme ku do të kërkohet përmirësimi në funksion të një sezoni që do të ketë si kryefjalë afrimin me titujt.

Lufta e hapur për Erling Haaland nuk i garanton sukses katalanasve dhe Xavi Hernandez është treguar realist  duke konsideruar asin nën mëngë nëse norvegjezi do të vendosë për një tjetër ekip.

Me Manchester City-n dhe Real Madridin në skenë , objektivi për spanjollët vështirësohet ndjeshëm por tashmë zgjidhja është gjetur.

 Aleksander Isak i Real Sociedadit i ka bërë për vete kuq e blutë dhe lufta tashmë është zgjeruar për golashënuesin suedez për të cilin "Los Txiuri-Urdines" po bëjnë çmos për mos të lëvizur nga "Reale Arena".  

22 vjeçari nuk i ka shpëtuar as syve të mprehtë të Mikel Artetas , tek një Arsenal që prej vitesh zvarritet dhe vuan për fitimin e trofeve por në "Emirates" shpresohet se rikthimi në Champions League mund ta qetësojë disi situatën e agravuar të "Topchinjve". 

Interesi i këtyre klubeve me emër tregon se eksperienca në San Sebastian mund të përfundojë shumë shpejt pasi është koshient se bardheblutë nuk i garantojnë titujt pavarësisht se konsiderohet një idhull i tifozerisë vendase.

8 gola në 29 ndeshje kanë nga pas një sukses absolut sepse Aleksander Isak është një sulmues shumë altruist dhe ka ditur ta gëzojë trainerin Imanol Alguacil dhe e meriton totalisht ngjitjen e shkallëve në karrierë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy