
Situata e Dusan Vlahovic tek Juventusi ka ndryshuar në pak kohë për arsye se po e rikuperon terrenin e humbur në të kaluarën.
Serbi tashmë i ka bindur drejtuesit, të cilët synojnë rinovimin e kontratës, e një ndër më të mirëve në 11-shen e Massimilliano Allegrit.
Duke qenë se pretendentët për golashënuesin asnjëherë nuk kanë munguar, ky fakt konsiderohet një sinjal për bardhezinjtë, për të cilët prezenca e tij në metrat e fundit është një avantazh.
Interesi i Arsenalit, Chelseat dhe Real Madridit në merkatot e fundit, konsiderohet një kërcënim për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’, skuadër e cila shquhet për fanatizmin ndaj pikave referuese në çdo pozicion.
Jo vetëm për 24 vjeçarin, por po mendohet edhe rinovimi me Chiesan, Federico Gattin, Manuel Locatellin, Daniele Ruganin dhe Gleison Bremer ndër të tjerë, shumë të rëndësishëm për torinezët deri në këtë stad të sezonit.
Në aktualin, ishi i Fiorentinës ka kontribuar me 12 gola në 23 sfida, shoqëruar me një lojë bindëse, tek një skuadër e cila ka si objektiv rikthimin në rivalin e dikurshëm, në Itali dhe Europë.



