
E ardhmja e Dibu Martinezit do të ndryshojë në ditët vijuese.
Thuhet se argjentinasi ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Juventusit, sipas raportimeve të gazetarit Pedro Almeida.
Kampioni në fuqi i botës me ‘’ Albicelestët ‘’ do të mbrojë portën e ish rekordmenëve të Scudettos, ekip me shumë histori, sidomos në Itali.
33 vjeçarin e pret një sfidë jo e lehtë siç është Botërori dhe pas këtij evenimenti do të bëjë gati valixhet për të zbarkuar në Torino.
Eksperienca në çdo kompeticion i ka dhënë shtysën për të hedhur hapa të suksesshëm drejt të ardhmes dhe sakrificat i janë shpërblyer me interesin e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’.
Kjo arritje reflekton përpjekjet e vazhdueshme të krerëve të Juventusit për tu konsoliduar në çdo repart dhe të rikthehen tek titujt e munguar ndër vite.
Pas gjashtë sezoneve në ‘’ Villa Park ‘’ portieri i lindur në Mar del Plata do të vihet shumë shpejt nën urdhërat e Luciano Spallettit, trainer me shumë eksperiencë në kampionatin italian.



