
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një formë të shkëlqyer në La Liga, aty ku është pjesë e skuadrës së Mallorca.
Muriqi ka shënuar katër gola dhe dy asiste, në nëntë ndeshjet e para të kampionatit dhe kjo formë nuk ka kaluar pa u vënë re.
Pasi u përfol për një interesim të Atletico Madrid, se fundmi në skenë ka dalë edhe një tjetër klub.
Sevilla do të ndërhyjë në merkaton e janarit, për të përforcuar sulmin, repart ku kanë pasur probleme. Muriqi është i pari në listën e drejtorit Monchi, i cili pritet të nisë negociatat në ditët e ardhshme.
Mallorca kërkon të paktën 30 milionë euro për të hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit të Kosovës.



