
Zinedin Zidane është papunë nga fundi i sezonit të kaluar, kur u largua nga drejtimi i Real Madrid. Zërat për trajnerin francez kanë qenë të shumtë, teksa është lidhur shpesh me një kalim të mundshëm te Manchester United.
Megjithatë duket se e ardhmja e Zidane do të jetë në Francë. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, drejtuesit e PSG kanë zgjedhur teknikun francez, për t’i besuar drejtimin e skuadrës.
Ka kohë që thuhet se drejtuesit parisienë mendojnë shkarkimim e Mauricio Pochettino dhe tashmë kjo është më shumë se e mundur, pasi edhe zëvendësuesi është gati. Zidan është lidhur me një kalim të mundshëm te PSG edhe në të kaluarën.



